MMPH-ja nuk ka pranuar kërkesë për dhënie të lejes për ndërtim në stadiumin e Prishtinës
Në MMPH thonë se MKRS-së i është sqaruar e gjithë procedura për marrje të lejes së ndërtimit. Në një përgjigje për gazetën nga ana e MMPH-së thuhet se “MKRS-ja nuk ka reflektuar në drejtim të përmbushjes së kërkesave ligjore”, shkruan sot Koha Ditore.
Stadiumi i Prishtinës ka muaj që ka nisur të rinovohet, por së fundi zyrtarë të MKRS-së kanë lënë të kuptohet se rinovimi do të zgjasë më shumë sesa është planifikuar për shkak të lejes së re që duhet të nxjerrë nga MMPH-ja.
Në fakt, MKRS-ja kishte marrë leje për rinovim të stadiumit, por pas përfshirjes së rekomandimeve të UEFA-s në planin fillestar, ajo leje nuk vlente më. Duhet një leje tjetër – një për ndërtim, meqë do të preket edhe struktura e stadiumit. Me leje për renovim kjo nuk parashihej



