Allegri konfirmon mediat italiane, superylli i skuadrës do ta shikojë ndeshjen nga tribunat

Allegri konfirmon mediat italiane, superylli i skuadrës do ta shikojë ndeshjen nga tribunat

Allegri dhe Bonucci kishin mos marrëveshje me njëri-tjetrin gjatë lojës së fundit të Juventusit, të cilët argumentuan në fushë për gjëra të cilat nuk ishin të mëndimit të njëjët.

Ndeshjen e parë me eliminim Juventusi e zhvillon në Estadio do Dragao të Portos të mërkurën në mbrëmje.

Allegri ka folur edhe për Porton, për të cilët ka shfaqur respekt.

 

“Porto janë një skuadër që luan rregullisht në Ligën e Kampionëve. Ata në shtëpi janë të pamposhtur nga shtatori dhe kanë pranuar vetëm 14 gola”.

“Ata në shtëpi në tri vitet e fundit kanë mposhtur skuadra si Bayern Munich dhe Chelsea, kanë shifra të mirë dhe ky do të jetë një test i vërtet për ne”.

Trajner e konfirmoi edhe atë që mediat italiane shkruanin për Leonardo Bonuccin, se lojtari do të tubohet, por nuk do të luajë.

“Nesër Bonucci do të jetë në tribuna. Kjo nuk do të thotë ndonjë gjë. Atë që e bëri ishte mos respekt ndaj klubit, ekipit dhe fansave dhe ky është një venim i drejtë”.

“Këtu mbyllet çështja. Leo e ka kuptuar situatën, është lojtar inteligjent dhe i rëndësishëm për Juventusin. Është një moment që do të jetë i dobishëm për të ardhmen”, ka thënë Allegri.  /Periskopi/

 

Shpërndaje në: