Çfarë trilleri në Etihad Stadium, City mposht Monacon 5-3 (Video)
Takimi filloi në mënyrë të baraspeshuar, të dy skuadrat ishin të përqendruara në fitimin e betjeës së mesfushës.
Skuadra msyafire tentoi të bëjë presion në lojën e vendasve por nuk ia arritën, pasi City kaloi në epërsi në minutën e 26 nëpërmjetë golit të Sterling, i cili u asistua nga Leroy Sane.

Sterling realizoi për rezultatin 1 me 0
Pas vetëm 8 minutash skuadra e Monacos reagoi dhe barazoi rezultatin nëpërmjetë sulmuesit kolumbian, Radamel Falcao i cili realizoi me kokë për rezultatin 1 me 1.

Falcao shënoi për 1 me 1
Gjatë këtyre minutave skuadra franceze morri në kontrollë lojën duke dominuar në çdo cep të fushës, dhe arritën të përmbysin rezultatin në 1 me 2 npërmjetë golit të francezit, Kylian Mbappe, i cili pranoi një top nga mbrojtja për përfunduar më pas topin në rrjetën e portierit Caballero.

Monaco e shokoi City dhe e përmbysi rezultatin në 1 me 2
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Aty ku e la Monaco edhe vazhdoi duke bërë presion dhe duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës së Manchester Cityt.
Francezët fituan një penallti në minutën e 51′, pas një ndëryhyrje të gabuar nga Otamendi në Falcaon.
Falcao nuk arriti ta konvertoi në gol dhe kështu rezultati mbeti 1 me 2.
Kur nuk shënon pëson është ligji i pa shkruar në futboll e kjo i ndodhi Monacos, në minutën e 58 pas një kunder sulmi të shpejtë të filluar nga Sterling të cilin më pas e finalizoi Aguero për 2 me 2.

Aguero barazoi rezultatin në 2 me 2
Por, nuk vonoi kundërpërgjigja e francezëve të cilët përsëri realizuan nëpërmjetë Falcaos, i cili realizoi një super gol për rezultatin 2 me 3.

Falcao shënoi një supergol
City nuk dorëzua dhe arriti përsëri ta barazojë rezultatin në minutën e 71 nëpërmjetë Aguero, i cili realizoi golin e tij të dytë personal në këtë takim.

Skuadra e Guardiolas nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe dy herë brenda pak minutash, nëpërmjetë lojtarëve si Sane dhe Stones për rezultatin përfundimtar 5 me 3. /Periskopi/
https://youtu.be/ZXYCg2ua6LA



