Atletico Madrid me një këmbë në çerekfinale

Atletico Madrid me një këmbë në çerekfinale

Skuadra spanjolle e Atletico Madridit ka arritur të mposhtin skuadrën gjermane të Bayer Leverkusen, me rezultat 4-2.

Atletico kaloi në epërsi prej dy golash me anë të golave nga Saul Niguez dhe Antoine Griezmann, ndërsa Leverkusen arritën që të ngushtojnë epërsinë me anë të golit nga Karim Bellarabi.

Skuadra nga Madridi përsëri e ngriti epërsinë me anë të penaltisë nga Kevin Gameiro, para se gjermanët të ktheheshin përsëri në lojë me anë të një autgoli nga mbrojtësi Stevan Savic.

Sidoqoftë fitoren për mysafirët e vulosi sulmuesi Fernando Torres, i cili shënoi golin e katërt për spanjollët në minutën e 88-të.

Me këtë rezultat prej 4-2, Atletico janë në një pozitë të mirë për tu kualifikuar, para se të zhvillohet ndeshja kthyese pas tre javësh. /Periskopi.com

Shpërndaje në: