Ferdinand flet për paraqitjen e ‘El Tigre’
Ish mbrojtësi i Manchester United, ka folur në studion e BT Sport rreth takimit që u zhvillua në Etihad Stadium në kuadër të Ligës së Kampionëve.
” Guximi për ta parabolluar portierin që kishte kolumbiani ishte fantastike… është qesharake. Çfarë lojtari” tha Ferdinand.

Falcao realizoi një supergol
Legjenda angleze foli edhe për paraqitjen e mesfushorit spanjoll, David Silva.
“Nuk ka asnjë lojtar në këtë planet që do ta kishte bërë atë pasim. Ai ishte i përfshirë në çdo aksion të Cityt”, përfundoi Ferdinand.

David Silva ishte një ndër më të mirët në fitoren e Cityt
City mposhti Monacon me rezultat 5 me 3. /Periskopi/



