Simeone i gëzuar për fitoren e parë ndaj Leverkusenit
Atletico fitoi 2 me 4 si mysafire e gjermanëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, ndërsa Simeone thotë se epërsia mund të ishte edhe më e lartë.
“Është e rëndësishme të keni besim kur luani jashtë, dhe mendoj se kishim mjaft. Mund të kishim fituar me më shumë gola, por portieri i tyre pati pritje të mrekullueshme”, ka thënë Simeone pas takimit.
Takimi i kthimit zhvillohet më 15 mars.



