Dridhet Juventus, ylli i njohur kërkon largimin

Dridhet Juventus, ylli i njohur kërkon largimin

“La Gazzeta dello Sport” shkruan se konflikti mes tyre mund të përfundojë dhe në një largim të mundshëm të mbrojtësit.

Mbrojtësi i Juventusit ka udhëtuar me skuadrën për në “Dragao”, por nuk do të luajë në 90-minutëshin e mbrëmjes së sotme. Klubi e ka penalizuar për të qëndruar në tribunë, raporton Albeu.

Bonucci, megjithatë, kurrë nuk ka kërkuar falje publikisht për atë që ka ndodhur gjatë ndeshjes kundër Palermos dhe vendimi i trajnerit e ka mërzitur së tepërmi, aq sa siç shihni në foton më lart ka qëndruar i diferencuar nga skuadra.

Ai nuk e priste një vendim të tillë, pasi gjatë verës refuzoi Guardiolën vetëm për ti qëndruar besnik “Zonjës”, me siguri pas këtyre ngjarjeve strategu spanjoll dhe Conte do të nisin sulmin për ta rrëmbyer.

Shpërndaje në: