Duka thumbon lojtarët e kombëtares
Duka theksoi se suksesi në Europian duhet të harrohet, dhe tashmë futbollistët duhet të nisin një aventurë të re.
“Dua t’iu jap një mesazh lojtarëve dhe tu kujtoj që festa tashmë ka mbaruar se ndoshta nuk e kanë kuptuar ende. Tani ka nisur një luftë sportive që ndoshta nuk e kanë kuptuar mirë. Duhet të djersijmë më shumë që të marrim rezultate pozitive dhe jo të buzëqeshim më shumë dhe të marrim rezultat më pak. Duke mos harruar atë që na dhuroi Europiani, duhet të punojmë shumë për të ardhmen”, u shpreh Duka.



