Federer jep lajmin e madh për tifozët e tij
Fituesi i 18 turneve Grand Slam, pas triumfin në Australian Open pati deklaruar se ka mundësi që së shpejti ta përfundojë karrierën, por duket se gjërat kanë ndryshuar.
“Shpresoj të shihemi edhe në vitin tjetër. Nëse jo, kjo ishte një periudhë fantastike për mua dhe mund të jem i kënaqur”, pati thënë Federer. Mirëpo, dashamirët e tij tani mund të jenë më të qetë. “Mezi po e pres vjeshtën të kthehem në shtëpi. Të luajturit në Bazel gjithmonë është kulmi i stinorit”, ka thënë Federer për “Europort”.
Ai pushoi një kohë për shkak të problemit me formë, pushim i cili mund t’i ndihmojë për ta vazhduar karrierën.



