E mahnitshme: 63 vjeçarja shndërrohet në ikonë mode
Jeta është ajo që ju e bëni atë, thotë 63-vjeçare Lyn Slater, një profesoreshë universiteti që është kthyer në një ikonë të modës, e cila vërteton se kur është fjala për modën dhe jetën, ju bëni rregullat tuaja.
Blogu të cilën ajo e ka hapur quhet “Aksidentalisht Ikonë”, në të cilin Lyn nuk po ndan vetëm stilin e saj unik, mirëpo edhe identitetin e saj personal dhe njohuritë si një grua e vjetër.



Emri i blogut të saj ka ardhur nga një përvojë personale ku e gjeti veten aksidentalisht në mes të kamerave të paparacëve pas një ngjarje të modës, ku gabimisht e ngatërruan atë me një ikonë mode.
“Papritur isha e rrethuar nga fotografë të cilët mendonin se isha një person i modës, ishte me të vërtetë shumë aksidentale”, tha ajo.

Fotografitë të cilat ajo i ka në blog, janë me redaktime minimale, duke treguar me krenari rrudhat e saj, linjat e qeshjes, dhe tregon se sa rehat është në lëkurën e saj.

Lyn Slater, shërben si një shembull për të gjithë ne, derisa anashkalon moshën e saj apo të gjithë ata që përcaktojnë jetën që ajo zgjedh, dhe i vë theks të madh që të jemi të qartë dhe të ndihemi rehat me atë që jemi, diçka që gjithmonë duhet t’ia kujtojmë vetes. /Periskopi/




