FFK-ja instalon “frymën gjermane”, duke emëruar një gjerman për drejtor

FFK-ja instalon “frymën gjermane”, duke emëruar një gjerman për drejtor

Gjermani Michael Nees ka nisur punën në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), megjithëse nga krerët e kësaj organizate ende nuk është prezantuar “si përforcim”.

Nees në FFK ka marrë rolin e drejtorit teknik, ndërsa ka ardhur me rekomandim dhe financim të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, është bërë e ditur të martën nga nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Nees do të merret me të gjitha punët teknike, sidomos ato që kanë të bëjnë me përfaqësueset e Kosovës. Dhe ai ka përvojë të madhe nëpër botë në këtë rol, pasi ka punuar në shumë federata të vendeve në transicion.

Shpërndaje në: