United ka pranuar ofertën për shitjen e Rooneyt në Kinë, ai mund të bëhet lojtari më i paguar në botë (Foto)
Skuadrat e interesuara janë Beijing Guoan dhe Guangzhou Evergrande.
Por nëse ai vendos të kalojë te njëra nga këto dy skuadra, Rooney do të kthehet në lojtarin më të paguar në botë.

Shkrimet në mediat angleze
Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, Rooney do të fitojë 1.2 milionë euro në javë, ndërsa paga e tij do të jetë 62.4 milionë euro.
Lojtari më i pagur në botë është Carlos Tevez me një pagë prej 38 milionë euro në vit te skuadra Shanghai Shenhua.

Lojtar i dekoruar shumë herë nga FA
Lojtari ka kontratë me United deri në vitin 2018.
Anglezi është lojtari më i paguar në Angli, por nën drejtimin e Jose Mourinhos, ai nuk po gjen minuta.

Shumë gëzime dhe tituj me United
Rooney gjendet në vitin tij të 13 të United dhe është kapiten i kësaj skuadre.
Ai erdhi në Man Utd. Nga Goodison Park i Evertonit për 27 milionë funte në vitin 2004.

Ditën kur erdhi te United
Ai e ka ndihmuar klubin duke fituar pesë tituj në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Kupën.

Kur shënoi 250 gola me fanellën e kuqe
Kundër Stoke Cityt ai shënoi golin e 250 për United, duke e kaluar legjendën Sir Bobby Charlton. /Telegrafi/



