Formacionet zyrtare: Porto-Juventus

Formacionet zyrtare: Porto-Juventus

Juventusi do të jetë pa qendër-mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci, i cili për shkak të mosmarrëveshjes me trajnerin, Max Allegri, nuk do të paraqitet sonte.

Allegri do të jetë edhe pa tjetrin qendër-mbrojtës italian, Andrea Barzagli i cili është i lënduar ndërsa skuadra vendase është e kompletuar për këtë sfidë.

Porto ka vetëm një humbje në Estadio Dragao në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, atë në vitin 2009 kundër Manchester United të cilen e kishte humbur me rezultat 0-1.

Juventus ka bilanc më të mirë në duele me Porton, pasi në tri takime e fundit të zhvilluara ka dy fitore dhe një barazim.

Skuadra e Nuno Espirito Santos, nuk ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Porto:  Casillas; Maxi Pereira, Marcano, Felipe, Alex Telles; Danilo, Herrera, Óliver Torres; Brahimi, André Silva, Soares.

Juventus:  Buffon; Lichteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Pjanić, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandžukić; Higuaín. /Periskopi/

Shpërndaje në: