Juventus me vështirësi të mëdha mposht Porton (Video)

Juventus me vështirësi të mëdha mposht Porton (Video)

Porto ishte e kompletuar për këtë sfidë por jo edhe Juventus, i cili u paraqitë pa lojtarin kryesor të mbrojtjes, Leonardo Bonucci.

Takimi filloi me baraspeshim në mesfushë nga të dy skuadrat.

Skuadra vendase kishte përkrahjen e ‘çmendur’ nga tifozët por këta tifozë i la të zhgënyjer mbrojtësi i skuadrës së tyre, Alex Telles i cili u përjashtua nga loja pas ndëshkimit me dy kartona të verdhë brenda dy minutave.

Telles u ndëshkua me karton të kuq

 

Që nga ai moment Juventus e dominoi lojën tërsisht, duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës së Portos.

Ishte sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala i cili goditi shtyllën pingule të Casillas në minutën e 37.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0 me 0.

 

Juventusi e filloi pjesën e dytë aty ku e la duke dominuar në çdo aspekt të lojës.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri bëri dy ndryshime në formacion duke futur në lojë, Marko Pjaca dhe Dani Alves të cilët zëvendësuan Cuadradon dhe Lichteinerin.

Pas vetëm dy minutash në lojë anësori kroat, Pjaca arriti të shënojë golin e epërsisë për ‘Zonjën e Vjetër’ në minutën e 72.

Super Pjaca vetëm dy minuta në ndeshje dhe shënoi golin e epërsisë

 

Në minutën e 74 rezerva tjetër e Juventusit arriti të shënojë për të dyfishuar epërsinë e skuadrës italiane në 0 me 2.

Alves realizoi për 0 me 2

 

Porto tentoi të rikthehejë në lojë por pa ia arritur pasi mbrojtja e Juventusit ishte në nivelin e duhur.

Kështu Juventus është me një këmbë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 15 mars në Juve Stadium. /Periskopi/

https://youtu.be/d5R6vaWBCp0

https://youtu.be/XvsO6oeoAKM

Shpërndaje në: