Deputetja Hoxha sulmohet nga qentë në oborrin e Universitetit: Ishin 7, u rrëzova, u sakatova, mezi shpëtova

Deputetja Hoxha sulmohet nga qentë në oborrin e Universitetit: Ishin 7, u rrëzova, u sakatova, mezi shpëtova

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha është sulmuar nga shtatë qenë endacak në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Siç ka treguar ajo në llogarinë e saj në Facebook ajo u sulmua tek qendra universitare, duke treguar se kjo është hera e tretë që ajo sulmohet nga qentë endacakë.

Tutje Hoxha i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës që të ndërrmarr masa.

Postimi i saj i plotë:

Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…

Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar.

Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka

Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet

Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët.

Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di…

Posted by Eliza Hoxha on Sunday, February 26, 2023

Shpërndaje në: