Çudia në Suedi, leje të zakonshme edhe për të bërë seks

Çudia në Suedi, leje të zakonshme edhe për të bërë seks

Tashmë, ka nga ata që propozojnë pushim për të bërë seks gjatë orarit të punës.

Propozimi vjen së fundmi nga Per-Erik Muskos, anëtar i këshillit bashkiak të Övertorneå, qytet në veri të Suedisë, pranë kufirit me Finlandën. Propozimi thotë që punëtorëve t’u ofrohet një pushim 1 orë në ditë, i paguar, për të shkuar në shtëpi dhe të bëjë seks. Ose diku tjetër.

“Ekziston gjithmonë rreziku që personat që marrin leje të bëjnë një shëtitje në vend që të bëjnë seks. Por, shumë studime tregojnë që të bësh seks, është një gjë e shëndetshme”, tha ai në një intervistë për gazetë lokale. /Syri.net/

Shpërndaje në: