Delegacioni i BE në Tiranë i zhgënjyer nga refuzimi i PD-së të propozimit për kompromis

Delegacioni i BE në Tiranë i zhgënjyer nga refuzimi i PD-së të propozimit për kompromis

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri shprehu dje keqardhjen me anë të një deklarate për shtyp qe “lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis”.

“Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis. Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor”, thuhet ne deklaraten e BE.

Kjo, vijon BE, “përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë, që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë”.

Tani, thekson BE, “negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm, Helga Schmid, gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër”.

 

Shpërndaje në: