E turpshme se çka i bënë Ranierit lojtarët e Leicester Cityt
Por, Sky Sports Neës ka zbuluar diçka interesante, ku raporton se në largimin e italianit kanë pasur gisht edhe vetë futbollistët e kampionit aktual të Premier Ligës.
Futbollistët në fjalë i kanë kërkuar pronarëve të klubit që ta shkarkojnë Ranierin, ndaj të cilit nuk ishin të kënaqur.
Edhe pse u shpall kampion i Premier Ligës nëntë muaj më parë, Leicester po kalon nëpër një periudhë tejet të vështirë të rezultateve dhe është në rrezik për rënie nga elita e futbollit anglez. /Periskopi.com



