Këta janë futbollistët që kërkuan shkarkimin e Ranierit
The Sun shkruan se ishin sulmuesi Jamie Vardy dhe portieri Kasper Schmeicel, ata të cilët ishin fjalosur me trajnerin në fjalë gjatë një seance stërvitore, dhe po të njëjtit kishin kërkuar shkarkimin e tij.
Ranieri u shkarkua mbrëmë nga posti në fjalë, vetëm nëntë muaj pasi shkroi historinë duke u shpallur kampion i Premier Ligës me Leicesterin, që tani po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit anglez. /Periskopi.com



