Gati gjysmë-milioni për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë

Gati gjysmë-milioni për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se MKRS-ja është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend.

Ai shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për Komunën e Gjakovës.

Shpërndaje në: