Rita Ora, bashkëpunim me legjendën që u nda nga jeta (Foto)

Rita Ora, bashkëpunim me legjendën që u nda nga jeta (Foto)

Këngëtarja shqiptare do të publikojë albumin e saj më të ri brenda këtij viti dhe pritet të jetë suksesi i munguar i Ritës.

Kjo është bërë e ditur nga label-i i këngëtares, që ka treguar se puna për projektin ka nisur që në vitin 2014 dhe do të përfundojë në 2017-n.

“Jam shumë e emocionuar për këtë album. Ka njerëz bashkëpunëtorë aty që unë vetëm kam ëndërruar për ta: Jay Z dhe Prince, për shembull”, – ka thënë Rita në një intervistë, shkruan Blitz.

Pjesë e këtij albumi do të jenë këngët “A Little More”, “Grateful” apo “Beyond the Lights” që u nominua për Best Original Song në “Oscars 2015”. Gjithashtu, ajo që pritet të jetë kulmi i albumit është kënga që Ora ka regjistruar me Prince para se ky i fundit të ndërronte jetë. Bëhet fjalë për “Ain’t About 2 Stop”.

Rita do të ketë bashkëpunime edhe me Ed Sheeran, Chris Brown, Meghan Trainor, Charlie XCX dhe Diplo.

“Ka një “background” mjaft të errët, më seksual dhe më intim”, – tregon ajo për albumin e ri.

Shpërndaje në: