Konjufca, Veselit: Për ‘Aksham Pazare’ po të presim dy orë në Kuvend

Konjufca, Veselit: Për ‘Aksham Pazare’ po të presim dy orë në Kuvend

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për vonesën dy orësh të fillimit të seancës.

“Unë e kuptoj kur ka vonesë 10 apo 15 minuta, por jo edhe dy orë… Asnjë fjalë nuk u tha për këtë vonesë”, ka thënë Konjufca.

Madje sipas tij kjo vonesë është bërë për shkak të “aksham pazareve” që po i bënë PDK me LDK.

Por shefi grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka thënë se nuk ka asnjë “aksham pazar” këtu, përcjell ‘zeri.info’.

Njëjtë ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Por sërish ka reaguar Konjufca duke thënë se pazaret në mes të dy partive në pushtet janë bërë qysh me marrëveshjen për koalicion, pasi sipas Konjufcës në këtë marrëveshje specifikohet që bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura ndahen në mes tyre.

Shpërndaje në: