“Pranvera kosovare” nis vrullshëm

“Pranvera kosovare” nis vrullshëm

Derbi më i madh lokal në vend dhe para tij të paktën dy ndeshje që mund të ofrojnë dramë. Hapje më e mirë e stinorit vështirë se do të mund të paramendohej për kampionatin e Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Stinori pranveror i Vala Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën (sot). Edicioni pranveror në Kosovë nis me ndeshjet e xhiros së 18-të.

Ka të tillë që edicionin aktual e vlerësojnë si më të rëndësishmin e kampionatit të Kosovës në futboll. I tillë vlerësohet për faktin se ky edicion do të japë kampionin që me shumë gjasa do të paraqitet në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Gjatë është pritur dalja e skuadrave kosovare në arenën evropiane. Vjet ishte afër realizimi i kësaj ëndrre të shumë gjeneratave, ndërsa në qershor ëndrra më në fund pritet të bëhet realitet.

Nuk është e sigurt se kampioni i Kosovës do të debutojë në kualifikime për Champions, por gjërat po shkojnë në atë drejtim. UEFA ka hequr ndalesën e sigurisë për zhvillimin e ndeshjeve të klubeve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Shpërndaje në: