Sot nis stinori pranveror në Vala Superligë, këto janë përballjet
Vëmendja më e madhe është në Pejë dhe Ferizaj. Në ‘Shahin Haxhiislami’, Besa pret Llapin, kurse në Ferizaj, skuadra me të njëjtin emër i bënë ‘konak’ Prishtinës.
Feronikeli – Trepça takohen në Drenas, derisa Liria është mysafire e Hajvalisë në Kizhnicë.
Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00, derisa Gazeta Olle, si zakonisht do t’ju njoftojë LIVE me risitë e të gjitha ndeshjeve.
Çiftet dhe gjyqtarët
Ferizaj – Prishtina
(Kreshnik Vula, Benon Këpuska, Artan Latifi)
Besa – Llapi
(Besfort Kosumi, Besnik Morina, Meriton Berisha)
Hajvalia – Liria
(Besnik Batalli, Fatmir Abrashi, Gëzim Mehmeti)
Feronikeli – Trepça
(Burim Jahmurataj, Jakup Musolli, Selami Haziri)



