Presidenti i gjigandit italian udhëton për në Madrid për ta transferuar yllin e njohur

Presidenti i gjigandit italian udhëton për në Madrid për ta transferuar yllin e njohur

Ai ka udhëtuar drejt Madridit, ku zyrtarisht në agjendën e tij janë takimet me krerët e Ligës spanjolle për të diskutuar rreth të drejtave televizive.

Gjithsesi pas këtij udhëtimi fshihet dhe interesi për James Rodriguez.

Zhang do të takohet me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez për të kuptuar se çfarë synimi kanë “Los Blancos” dhe cila mund të jetë strategjia për të realizuar afrimin e mundshëm të yllit kolumbian.

Për të realizuar afrimin e lojtarit, pronarët kinezë të Interit ofruan 80 milionë euro.

Në merkaton e Janarit, James refuzoi milionat e ofruara nga Kina, por po mendon që në fund të sezonit të ndryshojë skuadër, edhe sepse vitin e ardhshëm luhet Kupa e Botës në Rusi.

Por me numrin 10-të tek Interi gjithçka do të jetë shumë më ndryshe.

Shpërndaje në: