BimBimma publikon videoklipin kushtuar babait të tij “7 Prill”
“7 Prill” titullohet kënga e tij më e re, për të cilën artisti ka thënë se është projekti më i veçantë në karrierën e tij, transmeton Koha.net. Në refrenin e kësaj kënga është sopranoja Arta Jashari.
Për muzikën është përkujdesur Muha Lipo dhe Sean Ferrari, kurse për videon Trigger.
Incizimin dhe miksimin e këngës e ka bërë Faton Dolaku, kurse teksti BimBimma.
Pjesë e videoklipit janë edhe aktorët Shpëtim Kastrati e Blin Berisha.



