Fatmir Spahiu tregon ‘rrenën’ më të madhe të shqiptarëve (Foto)
Ai gjendet çdo javë pranë shqiptarëve përmes emisionit të tij “Natën me Fatmir Spahiun”, gjersa është mjaft aktiv dhe i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Fatmiri preferon që herë pas here të publikojë fotografi satirike në rrjetet sociale, për t’i bërë fansat e tij të qeshin me gjetjet e tij dhe karakterin karizmatik.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruhet kinse një ndër ‘gënjeshtrat’ më të mëdha të shqiptarëve.
Sipas aktorit ‘gënjeshtra’ më e madhe që shqiptarët i bëjnë njëri-tjetrit gjatë bisedës në telefon, është kur ‘baci’ dërgon të fala edhe nga familjarët pranë tij. /Telegrafi/




