Vëllezërit shqiptarë të katër shteteve
Të dy vëllezërit me origjinë nga Medvegja, janë rritur në Kosovë, por kanë vendosur të luajnë për përfaqësuese të ndryshme. Kosova nuk është në këtë mes, shkruan sot Koha Ditore.
Suadi po luan për Shpresat e Maqedonisë, kurse Emiri për Shpresat e Shqipërisë. Vetë lojtarët pranojnë se historia e tyre është paksa e çuditshme.
“Kosova nuk ka shprehur interesim as për mua e as për Emirin”, thotë Suadi.
Njëjtë thotë edhe Emiri. Por, të dy futbollistët e skuadrës ndër më të suksesshmet në Maqedoni, Rabotniçki, thonë se janë të kënaqur me zgjedhjet e tyre.



