Agjentët e ndalin djalin e Mohamed Alis, e pabesueshme se çfarë e pysnin

Agjentët e ndalin djalin e Mohamed Alis, e pabesueshme se çfarë e pysnin

Ali Jr.,44-vjeçar, i cili e ka konfirmuar se është mysliman, u mbajt për rreth dy ore, edhe pse u kishte thënë zyrtarëve se është i biri i Ali-s, dhe qytetar vendas i lindur në SHBA, njofton Chris Mancini, familjar dhe avokat i tij.

Duke u kthyer nga ngjarja “Muaji i Historisë së Personave me Ngjyrë” në Xhamajka, Muhammad Ali Jr dhe nëna e tij, Khalilah Camchao Ali, u tërhoqën mënjanë dhe u ndanë nga njëri-tjetri më 7 shkurt në pikën kontrolluese të emigrantëve në Aeroportin Ndërkombëtar :Fort Launderdale-Hollyëood”, ka thënë Mancini, përcjell Express.

Camacho Ali u lirua pak kohë më pas pasi që ua kishte treguar autoriteteve një fotografi të veten me ish-burrin, kampionin e dikurshëm të kategorisë së rëndë. Por, Ali Jr. nuk kishte foto të babait të vet me famë botërore.

Kjo ishte hera e parë që Ali Jr. dhe nëna e tij janë pyetur nëse janë myslimanë kur janë rifutur në Shtetet e Bashkuara, ka thënë Mancini.

Shpërndaje në: