Tifozët ia huqin totalisht, shkatërrojnë autobusin e tyre (Foto)
Crystal Palace ka mposhtur Midlesbrough me rezultat 1 me 0 në takimin e xhiros së 28 të Premier Ligës.
Tifozët e skuadrës vendase njihen për vandalizëm e tyre por kësaj radhe kanë dështuar.
Ata kanë njollosur autobusin e skuadrës së tyre në vend të atij të Midlesbrough, me mbishkrim ‘CRYSTAL PALACE FC’.

Ky akt i tifozëve të Palace i ka kushtuar klubit me 40 mijë funta sipas deklartaës të lëshuar nga klubi londinez.
Rasti është paraqitur edhe në Polici nga Crystal Palace.

Patrick Van Anholt shënoi golin e fitores për Palace
Palace dhe Boro deri në fund të kampionatin anglez do të luftojnë për mbijetesën pasi renditen në pjesën e poshtme të tabelës. /Periskopi/



