“Ne jemi duke tentuar të nënshkruajmë me Messi, çdo gjë tjetër është sekondare”
Barcelona dhe Lionel Messi ende nuk kanë arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij, pasi javën e kaluar babai i argjentinasit kishte dalur nga bisedimet me klubit pa ndonjë progress të arritur.

Enrique Cerezo, Atletico Madrid
Para takimit me Barcelonës, zërat u shtuan pas pyetjeve të gazetarve rreth të ardhmes se sulmuesit spanjoll, Fernando Torres.
Ish-anëtari i Liverpool dhe Chelsea në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola për ‘los colchoneros’.
Ai vazhdoi me madrilenet në korrik të vitit 2016 por deri më tani ende nuk nënshkruar kontratën e re.

El Nino pritet të rinovojë kontratën e tij me ‘Los Colchoneros’
Kur gazetarët e pyetën Cerezon rreth çështjes së Torres ai për BeIN Sports u deklarua se janë duke tentuar të nënshkruajnë me Messi.
“Ne jemi duke tentuar të nënshkruajmë me Messi, çdo gjë tjetër është sekondare”, tha Cerezo.

Messi shënoi golin e fitores për Barcelonën kundër Atletico Madridit
Presidenti Cerezo njihet për këso deklaratësh pasi një muaj më parë deklaroi se Manchester United është një klub i vogël, pas zërave për një transferim të mundshëm te Antonie Greizmann në Old Trafford. /Periskopi/



