Kjo ndodh vetëm në Angli, shifra marramendëse për Ligën e Kampionëve

Kjo ndodh vetëm në Angli, shifra marramendëse për Ligën e Kampionëve

Kjo garë po zhvillohet për drejtat televizive të Ligës së Kampionëve se kush do të arrijë marrëveshje me UEFA për transmetimin e ndeshjeve në tri vitet e ardhshme.

BT Sport transmeton Ligën e Kampionëve në Angli, me analista si Rio Ferdinand, Gary Lineker dhe Steven Gerrard

 

Aktualisht BT Sport ka kontratë me UEFA dhe pritet që ta vazhdojë edhe për tri vitet e ardhshme nga 2018-19.

Tenderi do të mbyllet të Mërkuren mbrëma.

Gjiganti Sky do të tentojë të fitojë të drejtat për të transmetuar turneu më të famshëm të klubeve europiane.

Sky Sport do të tentojë të rikthen të drejtat e transmetimit të Ligës së Kampionëve

 

Por, Sky nuk do të dëshironte të humbte të drejtat për transmetimin e Premier Ligës, ashtu sikurse BT Sport që i duhet të mbajë transmetimin e Ligës së Kampionëve.

Sky sports do të mendojë se a do t’ia vlente të shpenzonte 1 bilion euro për t’i fituar drejtat për transmetimin e Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: