Sean Paul bëhet baba për herë të parë (Foto)
Jeta e 44 vjeçarit si duket tashmë do të ndryshojë. Sean Paul nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur për lindjen e fëmijës të shoqëruar me një foto të tij së bashku me gruan, Jodi Jinx Stewart dhe bebes së posalindur, transmeton KosovaPress.
“ Dhe ja ku u bëmë tre. Një duartrokitje për tim bir, shefin e vërtetë, Levi Blaze Henriques dhe gruan time, Jodi Stewart”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotos.
Sean Paul përveç hiteve të vjetra shumë të njohura si “ Get Busy”, “ Temperature” dhe “ She doesn’t mind” së fundmi ka arritur shumë sukses me bashkëpunimin me këngëtaren e famshme shqiptare Dua Lipa të quajtur “ No Lie”, që deri tash ka marrë më shumë se 60 milionë klikime.




