Trajneri serb befason me vendimin për Ajetin (Foto)

Trajneri serb befason me vendimin për Ajetin (Foto)

Trajneri i Torinos, Sinisa Mihajlovic është i gatshëm ta nxjerrë në shitje mbrojtësin Arlind Ajeti.

Reprezentuesi shqiptar nuk e ka bindur serbin se e meriton të mbetet pjesë e ekipit dhe do të nxirret në shitje pas përfundimit të këtij sezoni, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Rikthimi i disa futbollistëve nga lëndimet do të bëjë që Ajeti të ketë gjithnjë e më pak hapësirë për lojë tek Torino.

Andaj, ai duhet të kërkojë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Shpërndaje në: