Rihanna ishte prezente ne Nice të Francës kur ndodhi sulmi
Rihanna ka qenë dje prezent në qytetin Nice të Francës, në të cilin ndodhi një sulm terrorist. Këngëtarja ka konfirmuar për “People” se tani është e sigurt. Përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar anulimin e koncertit, që duhej ta mbante në Nice si pjesë e turneut të saj “Anti World Tour”.
“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nice, koncerti i paraparë të mbahet më 15 korrik në Allianz Stadium nuk do të mbahet siç ishte planifikuar. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo në Instagram.



