Perlat ironike të ministrit Hyseni karshi Europës për vizat
Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni, ka zgjedhur ironinë përballë Europës për vizat.
Ai përdorë pak ironi për Europën derisa tenton t’ia hedhë një faj të madh BE-së për mosliberalizim të vizave për kosovarët.
Këtë deklaratë ai e tha derisa përsëriti se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim vizash.
“Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të udhëtuar pa viza në Shengen. Dhe unë e them me keqardhje dhe edhe pse mund të tingëllojë pak ironike, fatkeqsisht kosovarët kane qenë populli më pro-evropian. Kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza vetëm në drejtim të Lindjës, Stambollit dhe jo në drejtim të Europës. Kjo gjendje është paradoksale dhe nuk do të duhej të vazhdonte më gjatë”, ka thënë ai.



