Befasohet Roger Federer, ja çfarë ndodhi
Tenisti zviceran pësoi me rezultat 2-1 në sete (3-6, 7-6, 7-6), kundër tenistit që është i 116-ti në renditjen botërore.
Më herët, britaniku Andy Murray fitoi ndaj spanjollit Guillermo Garcia-Lopez (6-2, 6-0) për të vazhduar tutje në këtë garë.
Tenisti numër 1 në botë është kthyer në turneun e parë që nga eliminimi i papritur nga Australian Open në janar, që në raundin e katërt. /Telegrafi/



