Bayerni në gjysmëfinale të DFB Pokal (Video)
Bavarezët fituan me rezultat 3-0 duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kupës gjermane.
Robert Lewandowski ishte futbollisti i parë që realizoi (3’), ndërsa Thiago Alcantara e dyfishoi rezultatin (16’).
Lewandowski e shënoi edhe golin e dytë personal (29’), ashtu që Bayerni e vulosi fitoren që në pjesën e parë, përcjell Telegrafi.
Gjysma e dytë e kësaj sfide nuk prodhoi gola dhe ndeshja mbaroi me rezultatin e pjesës së parë.



