City në çerekfinale të Kupës FA (Video)

City në çerekfinale të Kupës FA (Video)

Nikoqirët u befasuan në minutën e shtatë, kur Harry Bunn shënoi për skuadrën mysafire. Mirëpo, ky rezultoi vetëm gol i nderit për vizitorët.

Pas gjysmë ore lojë, Leroy Sane e barazoi rezultatin, kurse Sergio Aguero realizoi nga pika e bardhë për përmbysjen e rezultatin.

Menjëherë pas, Pablo Zabaleta e shënoi edhe golin e tretë (38’) për skuadrën e Pep Guardiolas, përcjell Telegrafi.

Sergio Aguero realizoi golin e dytë personal në këtë sfidë (74’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Kelechi Iheanacho në minutat shtesë

Në çerekfinale të Fa Cup, Manchester City luan kundër Middlesbroughut.

https://youtu.be/axvR_IrI1gw

https://youtu.be/KFpRU6dvz1w

https://youtu.be/zphghDg_kpY

https://youtu.be/Xt-dqZt669c

 

Shpërndaje në: