Kjo është kënga më e re për Haradinajt (VIDEO)
Reperi shqiptar Gold AG ka sjellë edhe një këngë patriotike, këtë herë në bashkëpunim me këngëtarin Hysni Klinakun.
Në këngën e re “Në Dukagjin” ata i këndojnë heronjve të kombit Shkëlzen e Luan Haradinaj, transmeton Koha.net.
Teksti dhe muzika është bërë nga Arian Agushi, kurse orkestrimi është bërë nga Alban Fortuna. Videoklipi është punuar nga M Production.



