Ebu Ajla Kanita thotë se ia hakuan Facebook-un
Shqiptari Ebu Ajla Kanita, i cili u ngazëllye për sulmin e mbrëmshëm në Nice të Francës përmes një postimi në Facebook, sot e ka mohuar se ajo çfarë u publikua në llogarinë e tij ishte shkruar nga ai.
Shqiptari Kanita, i cili jeton në Suedi, thotë se profili i tij ishte hakuar dhe dikush tjetër kishte publikuar përmbajtje që nxiste urrejtje dhe manipulonte ngjarjen, duke thënë se të vrarët ishin pederastë dhe ata ishin në një një ‘gay-parade’. E gjithë kjo në një kohë kur teknologjia e informacionit është më e fuqishme se kurrë.
Por, ajo që vërehet është se gabimet drejtshkrimore në publikimin demantues të postimeve të tij paraprake në përkrahje të sulmit terrorist janë të njëjta. Mund të jetë që Kanita është vizituar nga Policia pas statusit të tij problematik.
Lexo edhe: Shqiptari me emër të huaj i gëzohet sulmit të mbrëmshëm në Nice
Kanitës nuk po i beson askush. /Periskopi/




