Icardi befason: Juve ekipi që luan më mirë, të tjerat janë pallavra

Icardi befason: Juve ekipi që luan më mirë, të tjerat janë pallavra

“Besoj shumë te vendi i tretë. Të gjithë besojmë, objektivi është gjithmonë ai. Kemi për detyrë që të tentojmë deri në fund. Kam shumë besim”, thotë Icardi, i cili mendon se humbja me Romën në San Siro duhet lënë pas krahëve.

Ndërkohë që kapiteni i Interit mbyll polemikat me Juventusin: “Roma apo Juve? Të dyja janë skuadra të forta, edhe pse me stil të kundërt loje. Por, në fund janë trofetë që flasin. Dhe, nëse Juventusi fiton kampionatin prej 5 sezonesh radhazi, mbetet kundërshtari për t’u mundur dhe se është ekipi që luan më mirë. Të tjerat janë pallavra”. /Albeu/

Shpërndaje në: