Mjeku i Deportivo La Corunas tregon lojtarët të cilët ia shpëtuan jetën Torresit (Foto)

Mjeku i Deportivo La Corunas tregon lojtarët të cilët ia shpëtuan jetën Torresit (Foto)

Por ish-reprezentuesi spanjoll ka shpëtuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

Jetën Torresit ia shpëtuan dy shokët e skuadrës, mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko dhe kapiteni Gabi.

Këtë gjë e ka zbuluar mjeku i klubit vendas Deportivo La Coruna, Carlos Larino.

Larino i ka përgëzuar dy lojtarët për gatishmërinë që ata kanë treguar duke shpëtuar Torresin.

 

“Ajo çfarë kanë bërë Gabi dhe Vrsaljko ishte fantastike. Të dy e ndihmuan Torresin duke ia shpëtuar jetën”

“Ishte i mrekullueshëm reagimi i tyre”, deklaroi Carlos Larino.

Torres tani është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

Shpërndaje në: