Mesut Ozil fajëson babain e tij për largimin nga Real Madridi
Në verën e vitit 2013, pas largimit të Mourinhos, mesfushori Gjerman përfundoi tek Arsenal. Dhe lojtari fajëson vetëm babain e tij për këtë transferim.”Largimi nga Real Madridi ishte vendimi më i vështirë i jetës time. Ëndërroja të fitoja Championsin me Real Madridin.
“ Etapa ime nuk kishte përfunduar,” fillon Ozil.
Dhe e ka të qartë se pse u largua: ”Babai im nuk është perfekt dhe negociatat janë përgjegjësi madhore.
Ai ishte këshilltari im, por ishte i bindur që kishte arritur në nivelin e mjaftueshëm për të qenë agjent me profesion.
Babai im ndjeu që nuk ishte e nevojshme të varej nga ndihma e agjentëve të tjerë. Unë nuk kisha për qëllim të largohesha nga Real Madridi, para se të gjithash.”, përcjell GazetaBlic.
”Si unë ashtu edhe babai im kishim një qëllim (të zgjatnim kontratën me Real Madridin) edhe për katër vite të tjera. Babai im më pas mori në dorë negociatat. Ai kontaktoi me Florentino Perez dhe bëri disa takime. Nuk ishte punë ambicie apo lakmie. Kërkonim një pagesë të drejtë. Fillimisht, Real Madridi nuk u përputh me kërkesat tona, por situata ishte diçka e re për babain tim. Ai nuk dinte të merte një qëndrim nën të tilla negociata, ku presioni është i lartë.”



