Mourinho: Ibra do të ketë rolin kryesor sezonin e ardhshëm
Ylli suedez ende nuk e ka bërë të qartë të ardhmen e tij, por Mourinho konfirmoi se Unitedi është i gatshëm t’ia vazhdojë kontratën Ibrës.
Portugezi e ndjen se Ibra – nëse qëndron – do të ketë rolin kryesor në Unitedin e shumë përmirësuar sezonin e ardhshëm, në atë që premton se do të jetë verë shumë e zënë në afatin kalimtar.
“Ky ekip ende do të rritet”, ka thënë Mourinho. [Pas] afatit të verës ne do ta sjellim ekipin në një nivel tjetër sepse do të kemi lojtarë të rinj”.
“Pra, mendoj se Zlatani do të jetë fundamental në vitin e tij të dytë në këtë ekip dhe mendoj se ai do të qëndrojë. Por, keq ose mirë, unë dua që njerëzit të jenë të gatshëm 100 për qind”.



