Nuk ka rikthim nga romakët, mposhten nga golat e Martens
Skuadra mysafire ishte më e rrezikshme gjatë gjithë takimit.
Ata në epërsi kaluan në minuten e 25-të të pjesës së parë, me anë të një goli nga sulmuesi, Dries Martens.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale për mysafirët, por sa kaluan pesë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, napolitanët dyfishuan epërsinë në 2-0, ku përsëri shënoi holandezi, Dries Martens.
Sidoqoftë, skuadra nga kryeqyteti luftuan deri në fund, ku në minuten e 89-të arritën të shënonin me anë të mesfushorit, Kevin Strootman, për të ngushtuar epërsinë në 2-1.
Por ky gol nuk mjaftoi duke bërë që mysafirët nga Napoli t’i arkëtojnë të treja pikët. /Periskopi.com



