Borussia Dortmund triumfues në spektaklin që prodhoi tetë gola
Kjo ndeshje njëherit ishte edhe derbi i javës së 23-të në Bundesligë.
Golat për vendasit i shënuan sulmuesi Aubameyang, i cili shënoi dy herë, ndërsa nga një herë tjetër shënuan Dembele, Pulisiq, Schurrle dhe Guerreiro.
Kurse për mysafirët shënuan Volland dhe Wendell.
Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Tuchel ka grumbulluar 43 pikë në total, ndërsa Bayer Leverkusen mbeten në vendin e tetë me vetëm 30 pikë të grumbulluara. /Periskopi.com



