Murray fiton Kampionatin e Dubait
Ai sot në finale e mposhti spanjollin Fernando Verdasco me rezultat bindës, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.
Në ndeshjen që zgjati një orë e 14 minuta, britaniku triumfoi me rezultat 6-3 6-2.
Ky është triumfi i parë në një turne më 2017, dhe i 45-ti në karrierë nga Murray që shton diferencën ndaj Novak Gjokoviqit në renditjen botërore.
“Jam shumë i lumtur që e arrij këtë për herë të parë. Është një fillim i mbarë i vitit”, është shprehur Murray.



