Milan fiton, mban gjallë shpresat për Champions League
Goli i parë në takim u shënua nga vendasit me anë të sulmuesit, Carlos Bacca.
Në fund të pjesës së parë mysafirët arritën të barazojnë rezultatin nga penaltia, ku saktë atë e ekzekutoi mesfushori, Jonathan de Guzman.
Milan takimin e fituan në pjesën e dytë kur arritën të realizojnë dy herë me anë të Bacca, i cili shënoi golin e tij të dytë personal dhe zëvendësuesit Lapadula, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore “Rossonerët” kaluan në vendin e pestë me shtatë pikë më pak se vendi i tretë, i cili siguron kualifikimin në fazën eleminatore për kualifikim në Ligën e Kampionëve. /Periskopi.com



