Barcelona kompleton “La Manitan” kundër Celta Vigos (Video)
Messi shënoi dy herë, në minutat 24 dhe 64, kurse bëri dy asistime.
Ai asistoi për Neymarin në minutën e 40, si dhe për Umtitin në minutën e 61. Kurse golin tjetër e shënoi Rakitiq pasi një asistimi nga Rafinha në minutën e 57.
Me këto gola Messi tani është top golashënuesi në ligë me 23 gola, ndërsa shtatë herë ka asistuar për bashkëlojtarët. Pas tij është Suarez me 20 gola dhe nëntë asiste, dhe Cristiano Ronaldo me 18 gola dhe tre asiste.
Me këtë fitore Barcelona rimerr kreun me 60 pikë, një më shumë se Reali, që është me një ndeshje më pak në ligë.
https://www.youtube.com/watch?v=e_JJdWfyZXc



